E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez turpërohet nga krahasimet me Messin

Sulmuesi i Liverpoolit dhe Kombëtares uruguaiane Luis Suarez ka thënë se është ndjerë i turpëruar nga krahasimet e fundit me yllin e Barcelonës, Lionel Messi. Suarez shënoi katër gola të premten e kaluar në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin botëror 2014 kundër Kilit dhe konfirmoi rritjen e statusit të tij për Uruguain.

24 vjeçari luajti rol vendimtar në triumfin e Uruguait në Copa America gjatë verës ndërsa me paraqitjet e tij të fundit për ekipin Kombëtar ka marrë lëvdata nga më të ndryshmet, përfshirë krahasime me aktualisht futbollistin më të mirë në botë, Messi. “Krahasimet me Messin më turpërojnë” tha Suarez për El Pais.

“Më bëjnë edhe të qeshi, por ndjej se krahasimet janë vetëm reagim nga tifozët e Uruguait sepse gjithçka duket se është duke shkuar mirë për momentin. Jam i lumtur por ne duhet të shikojmë punën e gjithë ekipit e jo vetëm atë të një futbollisti”, shtoi ai. Suarez erdhi në Liverpool nga Ajax në janar të këtij viti dhe menjëherë është shndërruar në njërin prej futbollistëve më të mirë në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›