Reali si Barcelona

Megjithatë, trajneri i Realit, Jose Mourinho duket se ka përmirësuar gjendjen këtë sezon dhe ekipi madrilen aktualisht kryeson në renditje pas 11 xhirosh. Zidane, i cili tani mban rolin e drejtorit në Santiago Bernabeu, insistoi se asgjë nuk i ndan dy gjigantët spanjoll.
“Dallimi mes Realit dhe Barcelonës është shkurtuar”, tha Zidane për Canal Plus. “Ekziston dallim i madh në krahasim me sezonin e kaluar. Mendoj se ne tani jemi në atë shkallë, nëse jo më të mirë se Barcelona” shtoi ish reprezentuesi francez. Legjenda e Trekolorëve nuk ka dyshime se kush është më meritori për rezultatet e mira të ekipit gjatë këtij sezoni. “Mourinho është më i miri dhe kam mësuar shumë prej tij. Kur jeni futbollist nuk e kuptoni rëndësinë e trajnerit, unë jam duke e kuptuar këtë tani”, përfundoi Zidane.