Elbasan- Lind trinjakë, apel për ndihmë ekonomike shtetit
Elbasan- Një çift nga fshati Dëshiran në Elbasan vetëm para pak ditësh kanë lindur 3 trinjakë, por kanë kërkuar ndihmën e shtetit pasi e kanë të pamundur nga ana financiare rritjen e tyre.
Adil Hanko, babai i trinjakëve thotë që nuk ka asnjë mundësi financiare për rritjen e bebeve shtatanike dhe të gjithë antarët jetojnë në një dhomë të vetme ku mungojnë kushtet minimale. Ai shprehet se ka disa kohë pa punë dhe nuk ka asnjë burim të ardhurash për rritjen e fëmijve.
Ndërsa bashkëshortja e tij tregon se është bërë nënë për herë të parë dhe në këto kushte nuk di si të veprojë për rritjen e dy vajzave dhe një djali.
Çifti ka kërkuar ndihmën shtetit dhe OJF- ve duke i siguruar një punë babait apo duke u lidhur një pension foshnjave.