E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, Rama: Premtime boshe, jemi futur në një qorrsokak

Tiranë- Gjatë mbledhjes së tryezës për pronën, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se pa zgjidhur problemet e pronës, tranzicioni në vend do të mbetet plagë e hapur.

Sipas tij ka dhjetra vite që premtohet për zgjidhjen e problemit të pronave, por asgjë nuk është zgjidhur. Ai shprehet se kjo çështje është premtuar vetëm gjatë fushatave elektorale dhe më pas vetëm janë grabitur prona.

Të gjitha problemet që lidhen me zgjidhjen e këtij problemi madhor kanë sjellë vetëm premtime boshe. Në raport me pronën Shqipëria është futur në një qorrsokak pa zgjidhje.
Qeveritë, sidomos kjo e Berishës, dhe 4 vitet e fundit ka krijuar kushtet e një inercie të tmerrshme për grabitjen e pronës. Janë bërë vetëm premtime boshe vetëm për votat. Shqipëria është kthyer në tokën e askutj dhe kush mundet merr copën e tij, duke nisur nga pushtetarët,- ka deklaruar Rama.

Më tej ai u shpreh se sipas programit të PS- së ky problem do të zgjidhet shumë shpejt dhe brezat e ardhshëm do të marrin pjesën që ju takon. Sipas tij edhe  familjet që jetojnë ende nën çati të palegalizuara, do marrin pjesën e duhur nga kjo zgjidhje dhe nuk do të lejohet të vendoset e asnjë tullë pa leje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›