Elbasan- Meshë në nderim të 13 viktimave të Himarës
Elbasan- Me dhjetra besimtarë ortodoksë kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur nga Kisha Ortodhokse Autoqefale Shën Maria në qytetin e Elbasanit, në kujtim të viktimave të tragjedisë së Himarës.
Njerës të thjeshtë, student, familjarë të viktimave, i janë lutur Zotit që shpirtrat e 11 studentëve dhe 2 personave të tjerë të prehen në paqe.
Mesha është drejtaur nga At Nikolla Marku i cili së bashku me besimtarët është lutur për shpirtin e të rënëve.
Ndërkohë vazhdojnë të jenë në një gjendje të rëndë dy studentet e dërguara për kurim në Austri. Sipas mjekëve vazhdojnë të jenë në gjendje kome dhe nuk reagojnë ndaj tentativave për zgjimin e tyre.