Grabitet shtëpia dhe arma e truprojes së Ina Ramës
Tiranë Truprojës personale të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, i është vjedhur shtëpia, duke i marrë edhe armën e shërbimit.
M.R, e vetmja femër në grupin shoqërues të kreut të prokurorisë shqiptare, ka denoncuar në komisariatin e policisë nr 4 në kryeqytet, grabitjen e shtëpisë së saj dy ditë më parë. Sipas denoncimit të punonjës së Gardës së Republikës, ajo ka gjetur shtëpinë, në zonën e Alliasit, të dhunuar kur ka shkuar, nga e cila ishin marrë shumë sende dhe bashkë me to, edhe arma e shërbimit.
Burimet policore nuk bëjnë të ditur se çfarë konkretisht është grabitur nga shtëpia dhe nëse qëllimi i grabitësve kishte qenë arma apo sendet e tjera me vlerë. Këto pritet të sqarohen nga hetimet e ditëve në vazhdim.