Elbasan, 130 milion lekë për subvencionimin e fermerëve
Buxheti për mbështetjen e prodhimit bujqësor do të shkojë kryesisht për mbjelljet në pemëtari dhe agrume tradicionale, në mbjelljet e vreshtit, në pajisjen me teknologjitë moderne të ujitjes, mbulesën me plasmas të serave, prodhimin blegtoral, etj.
Drejtuesit e Shërbimit Këshillimor në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit, deklarojnë se prej shumë vitesh, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit subvencionon të gjithë fermerët që merren me mbarështimin e pemëtarisë dhe vreshtarisë, përfshirë edhe ata që kanë nisur aplikimin pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë.
Deri tani kanë aplikuar rreth 300 fermerë për mbjellje drufrutore, nga të cilët rreth 285 për mbjellje me ullinj.