E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, 2 në pranga u sekuestrohet drogë në makinë

ELBASAN- Një sasi prej 500 gr lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë është gjetur e fshehur në në makinë pranë Rreth- Rrotullimit të Plepave në Durrës. Lënda narkotike ishte fshehur në automjetin në të cilën udhëtonin 39 vjeçari Arben Manxhaku dhe Simon Topçe, 28 vjeç, nga qyteti i Durrësit. Operacioni u organizua nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim edhe me Policine e Durrësit.
Ndaj këtyre shtetasve u mor masa e menjëherëshme e arrestit dhe materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›