E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Heqja e vizave, një proces i suksesshëm

Deklarata u bë nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha gjatë përurimit të sallës operative të policisë kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kreu i rendit asistoi gjatë improvizimit të realizimit të një operacioni nga kjo sallë operative.

“Sot kemi inauguruar sallën operative të policisë kriminale, seksionit të luftës kundër krimit të organizuar. Nuk mund ta fsheh mbresëlënien për demonstrimin që sapo kemi vëzhguar në prani të drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, të policisë kriminale dhe oficerëve të kontaktit të vendeve të BE dhe SHBA për shkallën e lartë të profesionalitetit me të cilën agjentët ekzekutuan një operacion në terren”, tha Basha.

Ai paralajmëroi se investime të tjera do të bëhen në të ardhmen për të modernizuar të gjitha hallkat e policisë së shtetit. “Për këtë arsye investime të mëdha janë planifikuar edhe për vitin e ardhshëm buxhetor edhe për vitet e tjera të cilat tashmë praktikën e suksesshme tërësisht të shengenizimit të policisë kufitare shqiptare do ta transferojmë në praktikën e modernizimit total të hallkave të tjera të Policisë së Shtetit me theks të veçantë policisë kriminale, policisë së rendit dhe duke i shërbyer kështu luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër krimit ordiner dhe sigurimit të rendit dhe sigurisë për gjithë shoqërinë shqiptare”, tha ministri i Brendshëm. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-20 15:10
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›