Emërimet e gjykatave Kushtetuesja shqyrton ankesën PD
TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për anetarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Sipas Kushtetutës një e treta e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ripërtërihen në cdo tre vjet, por sipas emërimeve të fundit demokratët pretendojnë se janë shkelur afatet kushtetuese nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Ata i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për intepretimin e neneve 125 dhe 136 të Kushtetutës ku kërkohet të përcaktohet qartë roli i saktë i Kuvendit dhe Presidentit.
Përfaqësues nga Kuvendi ishte deputeti demokrat Viktor Gumi dhe përfaqësuesi ligjor Lulezim Lelcaj. Këta kërkuan nga Gjykata Kushtetuese interpretimin perfundimtar të ketëre 2 neneve, të cilat sipas tyre i shërbejnë konsolidimit të institucioneve. Nga institucioni i presidences është lexuar një letër ku sqarohet pozicioni i kreut të shtetit dhe se ai ka përmbushur detyrimin kushtetues në emerimet e gjykatave.
Në fjalën e tij deputeti i PD-së Viktor Gumi kërkoi një program transparent seleksionimi nga Presidenti i republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese duke theksuar se dekreti i presidentit për këto emërime të jetë i motivuar.
(NEWS24/BalkanWeb)