E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, tre në pranga pas një konflikti me armë

Policia sqaroi se shkak i konfliktit midis tyre ishte një çështje pronësie.

Në pranga ranë shtetasit, Ilir Alliaj, 31-vjeç, Kristaq Hodaj, 23-vjeç dhe Ilir Hodaj, 36-vjeç. Këta shtetas do të përballen në gjyq për akuzat e “kanosjes” si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në mesditë, në lagjen "29 Nëntori", shtetasit Ilir dhe Florian Alliaj, janë konfliktuar me armë zjarri për motive pronësie me shtetasit Kristaq dhe Ilir Hodaj. Nga shkëmbimi i armëve midis tyre ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Ilir Hodaj, i cili ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Vlorës./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-20 16:52
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›