E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, një i vdekur dhe një i plagosur nga shembja e ndërtesës

Policia lokale bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme, kur dy personat po shembnin një banesë të vjetër në ish-sektorin e minierës për të përftuar hekurin.

Për pasojë, shtetasi Sali Dauti, 58 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa i afërmi i tij, Ymerli Dauti, 33 vjeç, ka mbetur i plagosur.

Burimet sqaruan se të afërmit i kanë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Kukësit të lënduarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet. Paraprakisht thuhet se ngjarja ka qenë aksidentale për shkak të punës së kryer jashtë të gjitha standardeve. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-20 17:01
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›