E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, 28-vjeçari vret nënën dhe motrën

Krimi brenda familjes ka goditur sërish një familje në qytetin e Elbasanit. Nënë e bijë janë ekzekutuar me armë nga djali i shtëpisë në rrethana ende të panjohura.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 janari” të këtij qyteti ku Donika dhe Leonora Lekaj përkatësisht 62 dhe 40 vjeç janë ekzekutuar me armë zjarri nga djali i shtëpisë Leonard Lekaj 28 vjeç.
 

Mësohet se 28-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.
 

Sipas hetimeve paraprake mësohet se shkak i vrasjes janë bërë konfliktet e herëpashershme të autorit me viktimat.

Sipas informacioneve autori i ngjarjes jetonte me të atin i cili ishte divorcuar nga nëna e tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›