Pranga 4 romunëve, mashtruan 4 shtetas shqiptarë

Katër shtetas nga Rumania, bien në prangat e policisë së Lezhës, pasi kanë mashtruar katër shqiptarë e ju shitur bizhu floriri të cilat nuk ishin të tilla. 4 romunët banues në Otesani, kanë mashtruar shtetasit shqiptarë duke ju marrë shuma të hollash prej 750 euro dhe 30.000 lekë të reja, duke ju shitur bizhuteri floriri, të cilat nuk ishin të tilla, me preteksin se kishin ngelur pa karburant dhe se ju nevojiteshin monedha.
Ndalimi i tyre u bë në vëndin e quajtur autostrada Rrëshen-Kukës, në afërsi të fshatit Reps. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteritë si dhe sasia e monedhave. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale të ”Mashtrimit”.