Grabitja në Durrës, arrestohen 3 autorët

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e 3 autorëve të grabitjes së djeshme në një argjendari të këtij qyteti.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar Gerald Tuda 23 vjeç, Liridon Kapiti 20 vjeç dhe Elton Vojdulla 23 vjeç të cilët dyshohen se kanë grabitur 116 bizhuteri floriri në një nga argjendaritë e qytetit të Durrësit.
Sipas policisë të tre të arrestuarit kanë grabitur bizhuteri floriri me vlerë prej 20 milion lekësh. Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kalaur prokurorisë për hetime të mëtejshme.