Pranga autorit të dytë të krimit në Elbasan
Në prangat e policisë bie autori i dytë i krimit të rëndë ndodhur sot në Elbasan ndërsa nënë e bijë janë ekzekutuar me armë nga djali i shtëpisë në rrethana ende të panjohura.
Ai është Dritan Lekaj, 22 vjec dhe është arrestuar në Pogradec.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 janari” të këtij qyteti ku Donika dhe Leonora Lekaj përkatësisht 62 dhe 40 vjeç janë ekzekutuar me armë zjarri nga djali i shtëpisë Leonard Lekaj 28 vjeç.