Elbasan, 4 në pranga për 4 kg hashash

Lende narkotike e sekuestruar / Foto arkiv
Katër kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Elbasanit gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar.
Burimet bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar katër persona, si dhe është sekuestruar edhe mjeti me targa Korçe, me të cilin udhëtonin ata.
Policia e Elbasanit pritet të japë detaje të tjera për arrestimet rreth mesditës, në një konferencë shtypi. / G.N.