Xhon Travolta akuzohet për ngacmim seksual nga një burrë

Xhon Travolta / Foto arkiv
Një masazhator në Beverly Hills ka akuzuar aktorin Xhon Travolta për ngacmim seksual, duke i kërkuar 2 milionë dollarë.
Akuzuesi, të cilin agjencia Reuters e identifikon me emrin Xhon Do, për të mbrojtur identitetin e tij të vërtetë, akuzon Travoltën se e ka prekur në vende intime dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënies seksuale me të në një sallë masazhesh në hotelin Beverly Hills, në 16 janar të këtij viti.
Avokati i masazhatorit, Okorie Okorocha, ka shpjeguar se zgjedhja për të ndjekur çështjen në mënyrë anonime vjen për shkak të situatave të sikletshme që mund ti krijohen klientit të tij.
Sipas avokatit, seanca e masazhit është prenotuar nëpërmjet telefonit dhe Xhon Dosë i është dërguar një makinë për ta marrë e për ta çuar në hotelin, ku është paguar 200 dollarë ora.
Stafi i Travoltës e ka hedhur poshtë akuzën, duke theksuar se është një gënjeshtër e pabazë, pasi në ditën kur Travolta akuzohet, ai gjendej në Kaliforni dhe për këtë ka prova.
Asnjë nga veprimet që përshkruhen në denoncimin e Xhon Do nuk ka ndodhur ndonjëherë. Sipas stafit të tij, aktori hollivudian do ta akuzojë masazhatorin për shpifje. / G.N.