Kukës, një 6 vjecare e zhdukur prej 2 ditësh, familja apel në News24
KUKëS- Ende asnjë informacion për 6-vjecaren e zhdukur në Kukës. Burime nga policia e Kukësit bëjnë të ditur se vogëlushja me iniciale B.M nga fshati Zapod ka humbur që prej pasdites të së shtunës. Ndërkohë që kanë kaluar dy ditë, familja e saj nuk kanë asnjë të dhënë për vendodhjen. Mësohet se 6-vjecarja ka qenë duke kullotur bagëtinë në një lëndinë rreth 500 metra larg shtëpisë dhe që prej orës 18 ajo nuk është parë më.
Bashkëmoshatarët e saj të cilët para zhdukjes kishin qenë me të, kanë gjetur vetëm xhupin e vogëlushes në vendin ku ajo ishte shtrirë për të pushuar. Alarmi është dhënë nga familjarët e saj të cilat janë shqetësuar pasi vajza nuk është kthyer në shtëpi në të njëjtin orë sic vepronte cdo ditë. Menjëherë ata kanë njoftuar policinë ndërsa janë vënë në kërkim të 6-vjecares. Ndërkaq mësohet se policia e Kukësit ka hyrë në kontakt me homologët e tyre në Kosovë.
(m.a/News24/BalkanWeb)