E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, 60-vjeçarja vret me çifte burrin, policia: Motive xhelozie

ELBASAN - Shënohet një tjetër krim në familje në rrethin e Elbasanit. Gruaja vret burrin me një plumb në kokë dhe dyshohet se xhelozia në çift ka qenë shkak i krimit. Policia konfirmon se viktima është Faik Poka 65 vjeç, i cili u vra në mes të shtëpisë nga gruaja e tij, Fatmira rreth 60 vjeç.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e të dielës fshatin Xibrakë të komunës Labinot-Fushë.

Sipas të dhënave nga policia, bashkëshortja e ka ekzekutuar burrin e saj me armë gjahu (çifte), ndërsa ajo vuante prej kohësh nga depresioni.

Banorët e zonës tregojnë se viktima nuk njihej si person problematik dhe jetonte vetëm me bashkëshorten, pasi 5 fëmijët e tyre jetonin në emigracion. Ata mbanin një armë gjahu në banesën e tyre.

Fillimisht u mendua se viktima kishte vdekur nga vetëflijimi, por më pas policia zbuloi se kishte të bënte me një krim në familje.
Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të ngjarjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›