E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, po vendoste një tendë në dritare, 50-vjeçari bie nga kati 5

TIRANE - Një 50-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i një pallati.

Burime nga policia e Tiranës , thanë për televizionin A1Report se ngjarja ka ndodhur në një pallat në zonën e “Komunës së Parisit”, ku shtetasi Met Meta ka rrëshqitur nga ballkoni ku po vendoset një tendë për mbrojtjen nga dielli. Përplasja në tokë ka qenë fatale për 50-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Pak minuta pas ngjarjes, policia, e cila mbërriti në vendngjarja, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik për 50-vjeçarin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›