Elbasan, ACR investon 500 mijë dollarë në furrat e ferrokromit
TIRANE - Kompania ACR njofton se sapo ka përfunduar riveshja e njërës prej furrave të Ferrokromit në uzinën e Elbasanit, një investim me vlerë rreth 500 mijë dollarë, pjesë e paketës së investimeve të kompanisë në industrinë e kromit në vendin tonë.
Përmes një njoftimi pshpërndarë ëpr mediat, kompania ACR bën të ditur se i gjithë investimi u krye nga vetë kompania me punëtorët dhe specialistët e saj. “Ky është një tregues që ekonomia shqiptare sot është në fazën kur mund të kryejë vetë edhe riparimet e rëndësishme”,- njofton ACR.
Kapaciteti i furrës së sapo rikonstruktuar është rreth 1500 tonë ferrokrom më muaj. Uzina e kompanisë ACR në Elbasan ka rreth 250 punëtorë. Ky remont u krye me qëllim pastrimin, riparimin dhe zëvendësimin e pjesëve të konsumit të furrës, që do të thotë edhe ripërtëritje të strukturave mbrojtëse dhe kujdesit ndaj sigurisë në punë. Specialistët vlerësojnë se tashmë kjo furrë ka aftesinë që të punojë pa ndërprerje për 10 vitet në vazhdim.
“ACR ka planifikuar që të kryejë edhe investime të tjera në lidhje me furrën e tretë që ndodhet në uzinën e Elbasanit. Projekt - programi i përgatitur nga administrata menaxhuese dhe ajo teknike e kompanisë, deri tani po ecën me ritme shumë të mira.”
ACR njofton se së shpejti do të nisë punimet në disa pjesë të tjera të uzinave të Ferrokromit në Elbasan dhe Burrel si dhe për hapjen e një pusi të ri kromi në Minierën e Bulqizës. Këto investime do të ndikojnë në rritjen e sasisë së kromit që Shqipëria eksporton në të gjithë botën.
(er.nu/BalkanWeb)