E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet, zbulohen 234 evazionistë fiskalë, në ndërtim e transport

TIRANË- Zbulohet evazion fiskal në sektorët e ndërtimit dhe transportit. Përfaqësues të administratës tatimore kanë deklaruar se nga kontrollet e ushtruara gjatë muajit prill janë zbuluar 234 subjekte që kanë kryer evazion fiskal.

"Nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave të regjistrave tatimorë, me rezultatet e kontrolleve, inspektorët tatimorë kanë zbuluar raste të shumta të evazionit fiskal. Tatimpagues me aktivitet në fushën e ndërtimit, nënkontraktor në këtë fushë, shoqëri transporti udhëtarësh, brenda dhe jashtë vendit, persona fizik që ushtrojnë profesionin e taksistit në vetura dhe furgona, u gjetën në shkelje të ligjit duke shmangur pagimin e detyrimeve tatimore. Gjatë muajve të fundit në sektorin e transportit janë zhvilluar 3532 kontrolle dhe janë zbuluar 212 raste për të cilat janë marrë edhe masat administrative me një vlerë rreth 12 milion lekë”, tha Drejtori i Shërbimit të Tatimpaguesve Erjon Prifti.

Drejtuesit e tatimeve bëjnë të ditur se kontrollet do vazhdojnë gjatë muajve në vijim kryesisht në sektorët e ndërtimeve dhe vecanërisht në zonat bregdetare, ndërsa për sektorin e transportit do të bëhen kontrolle në të gjitha akset kryesore kombëtare.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tatimet, zbulohen 234 evazionistë fiskalë, në ndërtim e transport

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›