E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavije/ Trafikanti, 500 euro per klandestin

Pranga ne Kakavije nje trafikanti klandestinesh. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Gjirokastres, 26-vjecari Altin Xhaxhaj, lindur dhe banues ne fshatin Donofrose, te rrethit Berat, eshte arrestuar ne flagrance nga specialiste te seksionit te luftes kunder trafiqeve te paligjshme. Ai eshte ndaluar nga sherbimet policore ne afersi te kufirit me Greqine, duke ndihmuar kater shtetas nga rrethi i Beratit per te hyre ilegalisht ne shtetin grek. "Klandestinet i kane pohuar grupit hetimor se do te paguarin nga 500 euro secili per te hyre pa dokumente ne Greqi", thote zedhenesi i Policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Ai akuzohet per "ndihme per kalim te kufirit".

B. K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›