E Diel, 1 Nëntor 2026

Britaniket e ekstraduar kerkojne avokate ne gjykate

Dy britaniket e akuzuar per pedofili, James Robin Arnold dhe Dino Christodoulu, jane perballur dje me togat e zeza te Gjykates se Tiranes. Perpara trupit gjykues, dy te pandehurit kane kerkuar edhe caktimin avokateve mbrojtes. Kjo ka cuar edhe ne shtyrjen e seances se pare nga ana e gjykates. Dy te pandehurve do t’u caktohen avokate kryesisht, per te mbrojtur edhe interesat e tyre para togave te zeza, per akuzat e abuzimeve seksuale me te miturit ne qendren “Femijet e tij”. Arndold dhe Christodoulu akuzohen nga prokuroria e Tiranes per vepren penale te “marredhenies homoseksuale me te mitur”. Ndaj tyre, prokuroria ka si prova deshmite e vete femijeve, te cilet kane pershkruar me detaje te gjitha veprimet e te pandehurve gjate kohes qe keta te fundit kane qene ne drejtimin e qendres “Femijet e tij”, ne kryeqytet. Dy te pandehurit u ekstraduan pak dite me pare nga Anglia, ne interes te vendit tone. Nderkohe qe, ne nje proces me vete, Gjykata e Tiranes po gjykon David Braun, i cili akuzohet per te njejten veper penale si dy te pandehurit, por nuk ka pranuar veprat penale gjate procesit, duke u shprehur se eshte impotent. Dy te dyshuarit e tjere u arratisen gjate vitit 2006 dhe vetem 56-vjecari u arrestua ne Tirane nga policia pas denoncimit te banoreve ku gjendej qendra e femijeve. Drejtesia britanike vendosi ekstradimin e tyre pasi ekzistonin prova per akuzat e ngritura.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›