E Shtunë, 31 Tetor 2026

VLORE/ Zbulohet parcela me 110 bime narkotike

Policia e Vlores asgjesoi diten e djeshme gjate nje aksioni ne nje nga fshatrat e ketij rrethi, 110 bime narkotike canabis sativa. Parcela u zbulua ne afersi te fshatit Vezhdanisht, ne vendin e emertuar "Perroi i cezmes", rreth 30 km larg qytetit. Sipas saj, bimet narkotike, me nje lartesi qe shkonte nga 20 cm deri ne 2 metra, ishin kultivuar ne disa parcela te fshehura, per shkak te terrenit te thyer. Ky aksion eshte pjese e veprimeve qe ka ndermarre policia e Vlores per asgjesimin dhe bllokimin e kultivimit te bimeve narkotike. Pak dite me pare, uniformat blu shpallen ne kerkim kryeplakun e fshatit Cerkovine, Reshat Begaj, i cili dyshohet te jete autor i kultivimit narkotikut.

O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›