E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, tre kompani ne gare me KESH-in

Paralelisht me privatizimin e sherbimeve te energjise po liberalizohet edhe tregu i ketij produkti, jo vetem ne sektorin e prodhimit, por edhe ne ate te import-eksportit. Enti Rregullator i Energjise, ka dhene lejet keto dite ndaj tre kompanive per tregtimin e energjise brenda dhe jashte vendit. GSA, "Wonder Power", dhe "Spahiu Gjanc" se bashku me KESH jane kater operatore, qe kane leje per tregtuar energjine ne linjat e import-eksportit. Ndersa ne sektorin e prodhimit te energjise, ERE ka licencuar 14 subjekte prodhuese, prej te cilave, 6 jane firma qe kane marre me koncesion HEC-e lokale, 8 firma private, qe kane ndertuar me koncesion HEC-e, si dhe 3 te tjere, te cilet jane duke ndertuar HEC-e vendore me koncesion. Perfitimi me i madh per pronaret e HEC-eve, lidhet me te ardhurat nga shitja e energjise te KESH-i, cka u favorizua nga vendimet e qeverise per njesimin e cmimit te energjise se prodhuar prej HEC-eve vendore, prej 6.2 leke/kwh, me nje rritje prej 12.5% me shume se ne 2006, si dhe detyrimin ligjor, qe KESH detyrohet ta bleje energjine elektrike te prodhuar prej sektorit privat. Si pasoje, krahasuar me vitin 2006, te ardhurat per kete sektor, u rriten 7.1% me shume, ose 45% me shume se ne vitin 2004, duke arritur nje vlere totale prej 366.9 milione leke. Gjate vitit 2007, prodhimi i energjise nga HEC-et vendore, zuri 1.03% te konsumit te pergjithshem te energjise elektrike ne shkalle vendi, ose nje sasi te prodhuar te energjise elektrike prej 52 Gwh. Investimet e realizuara ne sektorin privat te energjise elektrike gjate vitit 2007, arriten ne 27.1 milione leke, prej te cilave, 7.3 milione leke u realizuan nga firmat koncesionare, dhe 19.81 milione leke, nga firmat private qe kane privatizuar HEC-et vendore permes AKP (Agjencia Kombetare e Privatizimit). Reformat ne drejtim te liberalizimit te tregut te energjise elektrike po behen edhe ne kuader te perafrimit te rregullave me Bashkimin Evropian. Nje prej problemeve kryesore, me te cilet perballet sektori energjetik ne vendin tone eshte rritja e konsumit te energjise prej konsumatoreve familjare, qe ka cuar ne nivele te larte te humbjeve teknike e jo-teknike dhe zvogelim te sigurise se furnizimit. Ceshtje te tjera perfshijne mungesen e liberalizimit te cmimit te energjise elektrike dhe nje efektshmeri e ulet e perdorimit te energjise. Sipas provave statistikore, Shqiperia eshte bere nje importues neto i sasive te konsiderueshme te energjise elektrike dhe do te vazhdoje te importoje edhe me shume per te permbushur kerkesen ne rritje deri ne ndertimin e centraleve te rinj. Kete vit ka filluar ndertimi i nje termocentrali ne Vlore dhe kohet e fundit qeveria ka miratuar dhenien me koncesion te dhjetera hidrocentraleve te vogla dhe mesme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›