E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan: Identifikohen autorët e plagosjes së 23 vjeçares

Janë identifikuar autorët e plagosjes së 23-vjeçares Gersa Thomai.

Autorët e krimit janë 38-vjeçari me iniciale G.S që mendohet të ketë qenë dhe personi që ka qëlluar mbi të dhe 29-vjeçari me iniciale N.D.

Plagosja ndodhi mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit, pranë konviktit të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", ndërsa 23 vjeçarja punonte si kamariere në një lokal afër universitetit.

Gersa Thomai sipas uniformave blu të qytetit të Elbasanit është qëlluar në qafë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia po punon për kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›