Elbasan/ Mbytet aksidentalisht ne pus nje 40-vjecar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një fshat të largët të rrethit të Elbasanit. Një 40 vjeçar, babai i dy fëmijëve, ka humbur jetën aksidentalisht ndërsa po punonte për hapjen e një pusi për sigurimin e ujit të pjshëm në afërsi të banesës së tij.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në fshatin Trepsenisht të komunës së Treganit dhe viktima është Haki Bërdufi. Fatkeqësisht në një moment pakujdesie, 40 vjeçari ka rrëshqitur duke rënë në thellësi të pusit i cili, kishte filluar të mbushej me ujë. Si pasojë e këtij aksidenti 40 vjeçari i dëmtuar mjaft rëndë ka humbur jetën në thellësi të pusit.
Hapja e puseve të ujit në mënyrë primitive ka sjellë shpesh herë tragjedi në qarkun e Elbasanit, ku gjatë dy dekadave të fundit në mënyrë të tillë janë hapur me qindra puse, por duke shënuar edhe mjaft viktima.