E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, Meta përshëndet marrëveshjen PS-PD

ELBASAN- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka përshëndetur paktin e arrituar mes pozitës dhe opozitës.

Nga Elbasani, ku ishte në një takim me strukturat e LSI, Meta tha se forca që ai përfaqëson e përshëndet marrëveshjen  politike, për ngritjen e reformës zgjedhore dhe kryerjen e reformave të tjera.

Sipas Metës, nëse marrëveshja do të ishte arritur  më parë, Shqipëria nuk do ta kishte humbur për herë të dytë marrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Duke folur për reformën zgjedhore, Meta tha se LSI-ja, është për një sistem proporcional kombëtar, por edhe për sistemin aktual me korrektim kombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›