E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadri Hazbiut para plenumit tragjik Na trego si i ke zhdukur njerezit ne mase

Per here te pare para opinionit publik ngjarjet qe kane shoqeruar minutat tragjike te mesnates se 11 tetorit 82 kur kryqezohej i shperfytyruar ministri i hekurt i regjimit. Cilat ishin akuzat e miqve te tij qe e conin me zell te habitshem drejt varrit te pergatitur

Hyrje

Vazhdon debati ne sallen kryesore te godines se Komitetit Qendror te Partise se Punes se Shqiperise. Punimet e plenumit te filluara qe ne oren 0900 te dates 11 tetor 1982 vazhdojne dhe ne daten 11. Kadri Hazbiu i cuar ne kembe ne rreshtin e parafundit te asaj salle ka dy dite qe perballet me lloj-lloj pyetjesh dhe provokacionesh ne lidhje me lloj-lloj problemesh te njohura dhe te panjohura madje te shtrira ata ne 35 vjet me radhe. Askush nga anetaret e plenumit nuk harron per te treguar besnikeri ndaj partise dhe Enver Hoxhes dhe menyra me e mire ne ate rast ishte per ti bere sa me shume pyetje dhe per ti bertitur sa me shume Kadri Hazbiut te cilin deri pak dite se te mblidheshin ne ate salle kishin trokitur gotat per shendetin e Enver Hoxhes. Ne fjalen hyrese te Enver Hoxhes qe zgjati per me teper se 25 minuta plenumit iu be e qarte se kishin te benin jo me Kadri Hazbiun qe kishin njohur deri ne ate dite por me nje armik te rrezikshem qe kishte bashkepunuar me grupin me te rrezikshem te Shqiperise te drejtuar nga poliagjenti Mehmet Shehu. Ai kishte pasur qellim qe me Mehmet Shehun te vriste udheheqesit kryesore te partise dhe ne vecanti Enver Hoxhen. Pas kesaj sipas urdhrit te Enverit fjalen e moren anetaret e plenumit. Nga ky cast Kadriu i cuar ne kembe detyrohej te perballej me shume akuza deri ne paradokse. Na trego se si keni bashkepunuar per te rrezuar pushtetin popullor Pse nuk e ke njoftuar partine per veprimtarine e Mehmetit Kush jane shoket qe jeni mbeshtetur Pse nuk ke sinjalizuar partine per moralin e Mehmet Shehut e deri te akuza per gabime te bera qe ne vitin e pare si u kthye nga shkolla e Bashkimit Sovjetik ne lsquo48-n. Per kete periudhe ai u akuzua nga nje ish-student i Shkolles se Partise se ne nje aktiv ku ai kishte marre pjese si i deleguar paskesh folur mire per Koci Xoxen dhe per Mehmet Sheun. Me gjithe mundimin e sforcuar te Hazbiut per te vene pikat mbi i ne lidhje me ato qe i thuheshin serish ai nuk mundej te perballonte dot fluksin e nderhyrjeve pa kriter te cilat donin ta perpinin ne menyren me te zellshme. Ndersa ne vazhdim te atij debati spektakolar pas te cilit kerkohej te behej viktime nje nga njerezit me te njohur te asaj kohe pasqyrohen pergjigjet e Kadriut ne lidhje me aludimet qe i behen se cfare do te ndodhte po te eliminohej nga armiqte udheheqja e larte politike e shtetit komunist. Nderhyrjet e Enver Hoxhes i cili duke pare perpelitjet e pashpresa te Hazbiut vjen ne nje humor te cuditshem aq sa fillon te beje shaka dhe te kenaqet. Nderhyrja e befasishme e Hekuran Isait i cili i kerkon Hazbiut per vrasjet masive qe jane bere nga nje gjyq misterioz i krijuar dhe i varur teresisht nga ministria qe drejtonte vete Hazbiu etj. Zbardhja e ketyre momenteve te cilat per here te pare jepen para publikut te gjere ne menyren me te plote arrihet vetem tani kur nga redaksia e gazetes standard eshte bere i mundur gjithe materiali qe ka te beje me ngjarjen misterioze te vitit 1982.

Gjithcka qe pasqyrohet ne faqet e gazetes eshte bere me detajet me te plota pa vene dore as ne redaktime te vecanta duke rregulluar vetem shenjat e pikesimit.

Vijon nga numrat e kaluar

Kadri Hazbiu Ne nje pyetje qe me behet nga shoket me thuhet se cfare do te behej po te kishin vepruar grupet armiqesore dhe te mos i kishte kuptuar partia Une po them se do te behej katastrofe. Do te kthehesh Shqiperia ne kapitalizem. A eshte kjo pergjegjesi e vogel per mua Jo eshte shume e rende.

Nga Salla Po te supozojme se Mehmet Shehu dhe armiq te tjere e beri pucin ndaj Partise se Punes. Edhe udheheqja politike sic e thonin ne ato planet e tyre do te shkiste. Atehere cdo te thoshte partia. Cdo te thoshte partia dhe populli per ju

Enver Hoxha

i drejtohet per sqarim diskutantit per te kuptuar llojin e pyetjes si ish-minister i Brendshem

Diskutanti Po kur ishe minister i Brendshem. Keshtu kemi te bejme sipas logjikes sate se kemi te bejme me nje gabim ideologjik apo kemi te bejme me nje gabim me tipare penale.

Enver Hoxha Qarte qarte.

drejtohet nga Kadriu

Pergjigje.

Kadri Hazbiu Po te ndodhte...

Enver Hoxha Po...

Kadri Hazbiu Une do ta paguaja me koken time.

ilaritet ne salle per mosbesim ndaj atyre qe thuhen.

Une kete di te them sepse do te isha kunder tyre.

serish ilaritet i zgjatur me shprehje qe shpalosin habi madje me ze te larte.

Une them sic e gjykoj une. Keshtu e gjykoj une keshtu them.

Nga salla Ska fakte per te besuar tenden.

Kadri Hazbiu Po mire ska fakte ska fakte. Une them qe po te ndodhte ajo une gjykoj se do ta paguaja me koken time.

Hekuran Isai Do te bente nje diskutim te zjarrte kunder pucit.

Kadri Hazbiu Une nuk jam shume i shkathet per diskutime shoku Hekuran.

qeshje te shumta me ze nga salla

Hekuran Isai Ti sje i shkathet per to

Kadri Hazbiu Mire faleminderit per vleresimin atehere cfare te them une

vazhdon ilariteti ne salle duke i thene se eshte i shkathet per shume gjera... madje ngrihet serish diskutanti i fundit qe kishte bere pyetjet per te zgjatur me tej mendimet e tij ne lidhje me pergjigjet qe kishte marre por ne kete kohe degjohet zeri i Enver Hoxhes qe nderhyn qe fjalen ta marre Shefqet Peci.

Enver Hoxha Hajde Shefqet. Shefqeti Shefqeti. Te degjojme Shefqet Pecin. Fol Shefqet te degjojme dhe ne

Shefqet Peci Te dy keta qe kane qene aq te lidhur nuk ditkan se cbente njeri dhe si vepronte tjetri.

salla qesh me menyren dhe krahasimet qe sjell Shefqeti

Enver Hoxha Duke qeshur perserit here pas here

He...

Shefqet Peci Po keta qe na qenkan shume afer si te mos dine asgje per njeri-tjetrin. Por kur na vrau veten Mehmet Shehu po Kadri Hazbiu Prandaj te flasim hapur dhe te thone te gjitha ato qe kane mbajtur vetem. Ti thone ketu para te gjitheve. Ceshte kjo Te gjithe neve vijme anes e anes per te mesuar ate qe ai mund ta thote menjehere ketu

Enver Hoxha

duke tunduar doren per te shoqeruar shprehjen

Pse nuk flet hapur sic tha shoku Shefqet Peci Thuaja Partise hapur keshtu.

Kadri Hazbiu Po cfare te them more shoku Enver Cfare te them Te them une kupton qe jam armik

Nga Salla Duhet te shpjegosh ketu ata qe jane quajtur gjyqet tuaja ilegale.

Kadri Hazbiu Po mbaroj keta ketu une paaa. Dakord. Jo gjyq ilegal. Atje ka ekzistuar... ne fillim... ekzakt se di por ne fillim ne Sigurim ka ekzistuar nje gjyq special quhesh ai. Edhe ti e di ate.

Nga Salla Jo jo edhe nga ju eshte bere e qarte se ka qene nje gjyq qe merrte ata njerez qe do te deshironit juve ti eliminonit.

Kadri Hazbiu A jo nuk ka gjyqe te tilla. Jo jo nuk ka gjyqe te tilla.

Enver Hoxha Ka sigurisht e di ai.

Kadri Hazbiu Jo. Jo. Une shoku Enver kam theneee... shokut Hekuran i kam ngritur keto gjera edhe me perpara edhe tashti qe ka ekzistuar nga 50-ta nje gjyq special i Sigurimit. Nuk e di se deri kur ishte. Ajo do pare ajo praktike. Cfare eshte bere si eshte bere ku eshte bazuar si eshte bazuar. Une e di...

Nderhyn Enver Hoxha Edhe sikur te kete qene nje dekret e ka bereee e kupton presidiumi. E ka bere qeveria. Pa na thuaj ti cke bere me kete dekret Ke ke vrare e ke ke prere Flet duke qeshur

Nga salla

Nderhyrje per mossinqeritet te tij kur thote se nuk mban mend mire.

Kadri Hazbiu disi i revoltuar

Po flitet para lsquo56-s tani cudi e madhe.

Enver Hoxha

duke i rene tavolines dhe duke cuar doren lart me njefare buzeqeshje ne goje

Jo jo nuk eshte cudi e madhe hic. Eumlshte realitet dhe nuk jane cudira. Cudira ben Shen Thomai.

qesh tere kenaqesi.

Ne sbejme cudira se jemi marksiste.

Kadri Hazbiu Dakord shoku Enver pooor flasin...

Nderhyn serish Enver Hoxha

Enver Hoxha E pra he vazhdo

Kadri Hazbiu Une e di qe ky gjyq nuk ka ekzistuar ne lsquo56-n por ka qene me perpara.

Nga salla Jo jo ne lsquo56-n ka qene.

Kadri Hazbiu Sido qe te jete le te shikohet praktika e tij. Kush eshte denuar si eshte denuar... Kete se kam drejtuar une.

Hekuran Isai Per te sqaruar nje cike kete gje. Gjyqi drejtohej nga nje kryetar nje sekretar dhe nje prokuror. Te gjithe nga Ministria e Puneve te Brendshme. Bile as gjeneralitetet nuk i pershkruhen personit por... merre dhe ekzekutoje me nje fjale. Denime me 15 vjet me 20 vjet me pushkatim. Keto vendime jepte ai gjyq. Vendimi ishte gati dhe shenohej vetem emri.

Kadri Hazbiu Ka praktike aty shoku Hekuran. Megjithese ne ate kohe...

Nderhyn Enver Hoxha

Enver Hoxha More po ato do ti verifikojme neve por pergjigju ketyre ti nje here. Per te shikuar eshte thjeshte.

Kadri Hazbiu Ne ate kohe se kam krijuar une gjyqin.

Enver Hoxha Ne nuk do te leme asgje ketej e tutje.

Kadri Hazbiu Urdho

Enver Hoxha Ska leshime.

Kadri Hazbiu Jo... dakord.

Ramiz Alia Shoku Kadri kam ketu nje leter tuajen. Shkruar me doren tuaj derguar shokut Hysni Kapo.

Ceshtja eshte lidhur me letren qe ka bere Vullnet Thanasi qe kritikon shume rende Fecor Shehun jo vetem per ceshtje morale por edhe per ceshtje politike. Per lidhjet e tij te ngushta me Vullnet Thanasin ben me dore per te fshire shprehjen e gabuar qe theksoi me ...nuk kuptohet me falni.

Juve i shkruani keshtu shoku Hysni lidhur me kete qe thane shoket.

Kthen syte nga Enver Hoxha i cili pohon me koke dhe ze po po.

Do me thene qe i merr ne mbrojtje. Familjariteti con deri atje sa i merr ne mbrojtje. Shoku Hysni mendoj se vlen ta studioni kete informacion sa per te marre dijeni paraprakisht me cka ai permban. Dhe per te me keshilluar si mund te veprojme. A jane te gjitha keto te verteta

Nderhyn Enver Hoxha per te plotesuar Te shohim.

Ramiz Alia

vazhdon leximin e letres me intonacion

jo e thote me poshte kete. Po te jete keshtu - thote - ceshtja eshte serioze. Pooor nga nje gjykim mbi gjerat qe ngrihen dhe si ngrihen te parat dhe me disa ceshtje qe ky shok

sqaron fjala eshte per Vullnetin

ka ngritur dhe ne raste te tjera mendimi eshte se ky i fryn dhe u jep karakterin e ngritjes me pasion.

nderhyn me force Simon Stefani duke u cuar menjehere ne kembe dhe duke shprehur

Simon Stefani Po ky eshte qendrim qesharak

Nderkohe vazhdon Ramizi ndersa Simoni ulet serish ne vendin e tij

Ramizi Ky eshte qendrimi qe mban ti ndaj kesaj ceshtjeje.

Ti e mbron Fecor Shehun bile ti perpiqesh te influencosh edhe shokun Hysni qe te kete nje mendim te tille. Por shoku Hysni qe thua ti te pergjigjet e kam ketu dhe kopjen po do ta shohesh

con letrat lart duke shfletuar faqen e pare dhe duke treguar faqen e dyte qe nga presidiumi.

Kadri Hazbiu Po le letren dakord jam.

Ramiz Alia Jo e kam ketu dhe shoku Hysni te jep nje dru ty kupton. Pra Hysniu e dinte kete ceshtje dhe kerkonte nga Fecori qe te jepte llogari per kete gje. Ti pse se beje kete gje...

Vijon neser

Neser do te lexoni

Si iu pergjigj Kadri Hazbiu nderhyrjes se bujshme qe beri Ramiz Alia duke i shpalosur ne mes te plenumit nje leter te derguar nga ai ne drejtim te Hysni Kapos Ironia e perdorur nga ai kur i thuhej se Fecori ne te vertete paskesh shpetuar nga llogaria.

Dialogu i cuditshem me te pranishmit ne salle ne lidhje me djalin e Mehmet Shehut kur Kadriu ishte vene ne dijeni se i biri i Mehmetit kishte shkuar i pire ne Teatrin e Operes dhe kishte ngacmuar artistet. Revolta e Hazbiut para ketyre thenieve dhe mbrojtja qe ai i beri vetes.

Ne vazhdim gjate shpalosjes se dokumenteve nepermjet diskutimeve te shumta te Kadri Hazbiut kur ai ka treguar para te pranishmeve momentin me sekret te jetes kur shume kohe me pare paskesh kerkuar te largohej nga organet e Sigurimit te Shtetit.

Nderhyrja spektakolare e Enver Hoxhes ne lidhje me sekretet qe Kadri Hazbiu paskesh treguar para zbulimit sovjetik dhe dialogu i vendosur i tij. Vazhdimi i nderhyrjes se irrituar te Enver Hoxhes derisa ai i deklaroi Hazbiut se e priste arrestimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›