E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon: Zvarritja e reformave rrezikon pranimin e Shqipërisë në BE

Filip Gordon

Ndihmës sekretari i SHBA për Evropën Filip Gordon në një vlerësim me temë Gjendja në Ballkan deklaroi se ecuria dhe kontributi i Shqipërisë në NATO është për tu vlerësuar por sipas tij çështja më problematike mbetet zvarritja e reformave dhe mungesa e bashkëpunimit politik.

Shqipëria miratoi shpejt reformat e nevojshme për të fituar pranimin në NATO në vitin 2009. Që atëherë vazhdon të shënojë mbi peshën e saj në Afganistan, duke kontribuar me më shumë se 300 trupa në ISAF. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara në lidhje me ngërçin e stërzgjatur politik në parlament, i cili nuk ka mundur të miratojë ligjet e reformës të përcaktuara nga BE-ja si të detyrueshme për të marrë statusin e vendit kandidat, theksoi Gordon.

Ai u shpreh ndërkombëtarët e kanë nxitur qeverinë të miratojë rekomandimet e BE-së dhe OSBE-së për reformë, si edhe të bëjë përpjekje realiste dhe të prekshme për të përfshirë opozitën dhe për të pranuar kompromisin si pjesë e procesit politik.

Kemi nxitur opozitën të jetë e përgjegjshme dhe e gatshme – gjë e cila, në një demokraci të pjekur, kërkon pjesëmarrje të plotë dhe aktive në parlament. Pas dy vitesh mpirjeje, ka ardhur koha që drejtuesit politikë të kapërcejnë grindjet vetjake dhe të bëjnë përparim konkret me programin e reformës ose përndryshe do të rrezikojnë të humbasin hovin e mëtejshëm, u shpreh Nihmës sekretari i SHBA-së për Evropën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›