E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Kontestimi zgjedhor kapitull i mbyllur, koha për një shtet ligjor

Gjatë vizitës së tij në Elbasan kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta ka përshëndetur bashkëpunimin politik të dy forcave kryesore në vend . Gjatë fjalimit të tij ai theksoi se politika shqiptare duhet të përshpejtojë reformat pasi nuk ka kohë për të humbur në të kundërt do të kemi një tjetër shans të humbur ashtu siç e hodhëm të parin.
Më tej ai ka theksuar se domosdoshmëria e një sistemi ligjor është në funsion të popullit shqiptar dhe se Shqipëria ka çdo potencial të duhur për një ekonomi të qëndrueshme dhe integrim sa më të shpejtë në zonën Euroatlantike.
Kreu i LSI-së është ndalur në mënyrë të veçantë edhe në reformën zgjedhore duke theksuar se një sistem proporcional do të ishte i duhuri por nuk ka përjashtuar një korrektim të mundshëm të cdo sistemi tjetër.
“Duhet ti japim fund kontestimit të zgjedhjeve. Është detyrë e jona të krijojmë çdo hapësirë të mundshme për formimin e një shteti ligjor , ku barazia dhe e drejta e votës mer rëndësinë e duhur”- ka thënë Meta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›