E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefan Fyle pershendet konsensusin mes opozites dhe maxhorances

Arritja e konsensusit mes opozites dhe maxhorances per ngritjen e Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore eshte pershendetur edhe nga komisioneri per Zgjerim ne Komisionin Europian Stefan Fyle. Ai gjithashtu eshte shprehur entuziast edhe per miratimin e dy kodeve qe kerkojne shumice te cilesuar votash. Dekalarten e tij Fyle e ka publikuar ne faqen zyrtare te Komisionit Europian. Keto zhvillime se bashku perbejne hapa vendimtare drejt normalizimit te situates politike ne vend dhe pritet te shenojne edhe fundin e ngercit politik.

Keto jane elemente te rendesishme te perpjekjeve te rinovuara te Shqiperise per te ecur perpara me reformat kyce dhe per te permbushur dymbedhjete prioritetet kryesore te percaktuara nga Komisioni Europian per anetaresim thekson Fyle. Me tej Fyle inkurajoi forcat politike per rivendosjen e plote te dialogut konstruktiv per te lejuar funksionimin e duhur te institucioneve kryesore demokratike sidomos Parlamentit dhe per te arritur rezultate konsensuale te reformes zgjedhore ne perputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias. E gjithe kjo duhet te rezultoje ne krijimin e nje momentI te ri per integrimin e Shqiperise ne BE dhe ne vecanti per zbatimin e dymbedhjete prioriteteve kyce te Komisionit Europian deklaron Fyle. Ne fund te fjales se tij Fyle deklaroi se Komisoni Europian do te jete gjithmone i gatshem qe te ofroje bashkepunim dhe mbeshtetje ne menyre te tille qe Shqiperia te permbushe kriteret per te qene pjese e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›