Elbasan, Moore: Populli shqiptar duhet të ketë besim tek zgjedhjet e 23 qershorit
ELBASAN - Drejtori i Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin e Shtetit, zoti Jonathan Moore, zhvilloi të enjten një takim me kreun e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Diplomati amerikan tha se "një nga qëllimet kryesore të vizitës time në vendin tuaj kanë qenë zgjedhjet e qershorit të këtij viti".
" Ne kemi një respekt të madh për kryetarët e Bashkive, takimi me krerët e partive në kryeqytet është shumë i rëndësishëm, por janë krerët e bashkive në të gjithë Shqipërinë përgjegjës për t'u marrë me çështje konkrete si infrastruktura dhe problemet e qytetarëve. Pjesë e kontekstit të vizitës sime në Shqipëri janë zgjedhjet e qershorit të këtij viti dhe sigurisht përpara se të vija në Elbasan sot i kam dhënë një deklaratë kolegëve tuaj në Tiranë dhe nuk doja të përsërisja të njëjtat gjëra që thashë në Tiranë", tha Moore.
Duke u ndalur tek zgjedhet e 23 qershorit, z.Moore theksoi se "çështja kryesore që unë dua të theksoj është se populli shqiptar duhet të ketë besim tek zgjedhjet e vitit 2013 dhe në këtë rezultat, krerët e partive politike janë në dijeni se ky është qëndrimi i SHBA, të gjithë më kanë shprehur besimin që zgjedhjet do të zhvillohen në qershor dhe më kanë thënë se do ta respektojnë këtë rezultat. Ne kemi një ambasadë shumë aktive në Tiranë, ashtu si jemi krenarë se qyteti i Elbasani është një mikpritës mjaft i mirë për Korpusin e Paqes".
"Do të ketë një monitorim të madh të të gjithë zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë dhe shpresojmë se partitë politike të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve të qershorit 2013. Edhe në Amerikë nuk është se kemi gjetur një zgjidhje për çështjet e zgjedhjeve, por principet demokratike janë shumë të rëndësishme për ne, ashtu siç janë edhe për ju", përfundoi Moore.
(er.nu/BalkanWeb)