E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan: Nga shpërthimi i granatës në Metalurgjik, një i vrarë

Shpërthimi i një granate në sektorin e përpunimit të metaleve në Metalurgjikun e Elbasanit ka shkaktuar vdekjen e një punonjësi të kompanisë “Kurum”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së shtunë. Nga informacionet mësohet se granata ishte mes skrapit të grumbulluar për përpunim nga kompania, transmeton TCH.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm e për pasojë ka gjetur vdekjen punonjësi Gjergji Boduri, që dyshohet se ka humbur jetën teksa është përpjekur të hapë granatën.

Trupi i pajetë i të ndjerit është nisur për në morgun e qytetit të Elbasanit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes së rëndë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›