Elbasan PD feston 21 vjetorin e themelimit
Partia Demokratike në Elbasan festoi dje 21 vjetorin e themelimit të saj. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami I pranishëm në këtë festë vlerësoi se “qarku i Elbasanit është në vëmendje të kryeministrit Berisha dhe mjafton të kujtojmë tunelin e Krrabës dhe superstradën Elbasan-Tiranë për të kuptuar se sa e mbështet qeveria këtë qark”. Ai shtoi se jo vetëm kjo rrugë por edhe investime të tjera në infrastrukturë janë mjaft evidente në Elbasan dhe se brënda pak kohësh Berisha ka inaguruar disa rrugë
Ministri ka theksuar faktin se Partia Demokratike sot ka një moshë të re, por ajo është edhe dita e parë për të gjithë ata që antarësohen për herë të parë pasi kjo është një forcë politike e hapur. Rezultatet e zgjedhjeve të vitit të kaluara ishin të shkëlqyera, por rezultatet e zgjedhjeve që vijnë do jenë akoma më të mira ndaj dhe puna fillon që sot, deklaroi ai
Takimin e ka përshëndetur kryetari i Partisë Demokratike për Elbasanin, Luçiano Boçi dhe nënkryetari i parlamentit Ardian Turku.