Odise Roshi nje vend titullari ne skuadren e Bundesliges gjermane
Shanset i ka të mira që të luajë këtë javë për Këlnin ndaj Shalkes. Por, ndoshta nuk do të ishte keq që Odise Roshi të gjente edhe një punë tjetër. Kjo, sepse ai mund të bëhet një atlet shumë i mirë, një sprintier i vërtetë. Gazeta gjermane “Ekspres” (Express) shkon dhe mat me kronometër shpejtësinë e fierakut dhe ajo del e lartë. Roshi i vrapon të 100 metrat në 10.9 sekonda, një kohë që është vetëm 5 të dhjetat më e madhe sesa rekordi kombëtar i Shqipërisë. Po ashtu, ai vrapon 30 metrat në 3.7 sekonda. “Shpejtësia është cilësia ime më e madhe, - shprehet ai, - shpresoj të luaj ndaj Shalkes, por shanset janë 50 me 50”.
Trajneri i Këlnit, Stale Solbaken, ka besim tek Roshi dhe shprehet se “në stërvitje, askush nuk dëshiron të matet me të, pasi nuk heq dorë nga asnjë duel dhe është këmbëngulës deri në fund, kjo do ta ndihmojë edhe në fushë”. Roshi provoi veten në Shqipëri, fillimisht tek Apolonia e pastaj tek Flamurtari, ndërsa është bërë edhe pjesë e kombëtares shqiptare. E ardhmja duket shumë e mirë për 19-vjeçarin, i cili dalë nga dalë po përshtatet me futbollin e Bundesligës.
Përderisa po lufton për formacionin në këtë moshë kaq të re, besohet se në një të ardhme të afërt ai do të jetë një nga lojtarët kryesorë të Këlnit të njohur, pse jo edhe të ndonjë skuadre më të fortë në Gjermani apo në Europë.