E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbulimi i qarqeve, PD-ja shkëmben deputetët

Tiranë- Partia Demokratike ka vendosur të lëvize deputetët e saj nga zonat aktuale që mbulojnë në të tjera zona të vendit. Mësohet se një vendim i tillë erdhi si pasojë e pakënaqësive nga simpatizantët e këtyre zonave si dhe nga vetë deputetët.

Ndërkaq mësohet se Genc Pollo që mbulon qarkun e Beratit do të transferohet në Gjirokastër. Astrit Patozi nga Vlora do të transferohet në Berat. Genc Ruli do të mbulojë qarkun e Vlorës.

Po ashtu Eduart Halimi nga Durrësi kalon në mbulin të qarkut të Elbasanit. Ndërsa Arben Imami nga qarku i Elbasanit tranferohet atë të Durrësit.

Nuk do të tranferohen Edi Paloka që do të vazhdojë të mbulojë qarkun e Lezhës, në Tiranë do të vazhdojë Aldo Bumçi, në Korçë Ridvan Bode, dhe në Shkodër Jozefina Topalli.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Protestë, deputetët hungarezë lidhen me zinxhirë Deputetët liberalë hungarez kanë zgjedhur një mënyrë aspak të zakontë...
  2. Braçe kundërshton Asamblenë: Nuk shkoj në Korçë Berat- Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka kundërshtuar transferimin...
  3. Deputetët britanikë: Murdoch gënjeu për përgjimet Britani- James Murdoch u lajmërua me shkrim për seriozitetin e...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›