E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, PS: 5000 Qytetarë drejt Tiranës për demostratën

ELBASAN - Ndërkohë nga qyteti i Elbasanit është bërë nisja e qyetarëve që do të marrin pjesë në demonstratën që do të zhvillohet në orën 2 në Tiranë.
Sipas kreut të socialistëve të rrethit të Elbasanit Astrit Halili, rreth 5000 vetë u grumbulluan rreth orës 10 në sheshin përpara pallatit të sportit, për t’u nisur në mënyrë të organizuar me autobuzë, furgone dhe makina.
Autokolona e protesutesve paraprihet nga deputet socialistë të këtij qarku. Pritet që numri i protestuesve në drejtim të Tiranës të shkojë në mbi 15 mijë vetë, pasi shumë të tjerë pritet t’i bashkohen rrugës kolonës së nisur nga Elbasani. Sipas deputetit Ilir Bejtja, protesta e sotme do të jetë një protestë mëse paqësore dhe tepër masive.
(s.g/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›