E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata, 25 autobusë e 100 makina nisen drejt Tiranës

KORCE- Në rrethe ka nisur grumbullimi i qytetarëve të cilët do ti bashkohen demostratës së opozitës mesditën e sotme në Tiranë. Në qytetin e Korcës, NEWS24 raporton se sot në mëngjes rreth 25 autobuzë dhe përafërsisht 100 makina të vogla, të cilat po bëheshin gati për tu nisur drejt Tiranës, për të qenë të pranishëm në demonstratën e orës 14:00 para kryeministrisë. Burime nga Partia Socialiste e Korcës bëjnë me dije se ky është marshimi më i madh që është bërë ndonjëherë nga Korca në Tiranë. Ata shprehen se pjesëmarrësit nuk janë vetëm simpatizantë të PS-së, por dhe qytetarë të tjerë pavarësisht bindjeve politike. NEËS24 raporton se pritet që numri i automjeteve të rritet po të merret parasysh grumbullimi i protestueve në rang qarku.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›