E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrin peng 23 vjecarin, në pranga një nga autorët

Njëri nga tre autorët që morën peng shtetasin S.C nga Lazarati , dy ditë më parë, ka rënë sot në prangat e policisë së Gjirokastrës. Sipas hetimeve motivi i kësaj ngjarje ka qenë prishja e pazareve në trafikun e drogës. 

GJIROKASTER- Arrestohet njëri nga 3 autorët që morrën peng dy ditë më parë 28 vjecarin me inicialet S.Ç nga Lazarati.
Sali Vila 27 vjec u arrestua nga blutë e Gjirokastrës pasi në bashkëpunim me dy personat e tjerë Kastriot Dida dhe Pëllumb Çaushin, kanë marrë me forcë në qytetin e Gjirokastrës me automjetin tip Mitsubishi me targa TR 0609 F, shtetasin S.Ç, duke e mbajtur për disa orë në një banesë në fshatin Luftinjë të Tepelenës.
Arrestimi i Vilës u bë në fshatin Luftinjë si dhe u bllokua automjeti me të cilin është kryer dhe pengmarrja. Sipas hetimeve motivet e kësaj ngjarje kanë qenë prishja e pazareve në trafikun e lëndëve narkotike midis autorëve dhe të dëmtuarit.
Policia ka bërë dhe ndalimin e 28 vjecarit S.Ç nga Lazarati , i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me armë” ndërsa janë shpallur në kërkim Kastriot Dida nga Tepelena si dhe kunati i tij Pëllumb Çaushi po nga Tepelena. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›