E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, Prokurori: Sot ekspertiza e autobusit

AUTOBUSI I ALEANCES KUQEZI I AKSIDENTUAR NE QAFE-KERRABE

ELBASAN Ekspertiza e plotë e aksidentit të autobusit me aktivistë të Aleancës Kuqezi në kthesat e Qafë-Kërrabës pritet të zbardhet sot.

Sipas prokurorit të Elbasanit, Elvin Gokaj, grupi hetimor dhe ekspertët privatë kanë dokumentuar të gjitha provat që çojnë drejt zbardhjes së shkaqeve që sollën aksidentin e fundjavës së kaluar në Qafë- Kërrabë, ku mbetën të plagosur lehtë 35 persona. Gjatë këtyre ditëve ka pasur interesim të madh për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit edhe nga Partia Aleanca Kuqezi.

Vetë kreu i saj, Kreshnik Spahiu, ka qenë në këtë qytet dhe ka treguar interes rreth ecurisë së procesit të kryerjes së ekspertizës së gjendjes teknike të automjetit të aksidentit të aktivistëve librazhdas të kësaj partie. Më herët, Spahiu dhe mjaft prej pasagjereve kanë hedhur dyshime se ky autobus ishte goditur nga një fuoristradë dhe se ajo shkaktoi devijimin dhe aksidentin e këtij mjeti.

m.s

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›