Elbasan, Qazim Sejdini merr mandatin e dytë

Në përfundim të numërimit të të 96 kutive të votimit, kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” triumfoi me 7 976 vota më tepër se rivali i propozuar nga koalicioni “Aleanca për Qytetarin”, Durim Hushi. Rezultati përfundimtar ishte 25 463 me 17 487 për z. Sejdini.
Në rang qarku, koalicioni i djathtë ka marrë në Elbasan rreth 61 për qind të votave, kundrejt 39 për qind të koalicionit të majtë. Sa u përket votave për parti, rezultati është: PS 15 291; PD 8 747; LSI 4 000; PDIU 2 394 dhe PR 2 009.
Menjëherë pas konfirmimit në mandatin e tij të dytë, Sejdini u shpreh: “Mora respektin e qytetarëve të Elbasanit për punën dhe shërbimin e bërë gjatë katër viteve të shkuara. Ndjehem shumë i vlerësuar dhe i privilegjuar për faktin që qytetarët ditën të zgjedhin përtej partive politike, por edhe i detyruar të vazhdoj t’u shërbej qytetarëve. Fakti që premtimet e bëra u mbajtën, i bëri ata të besojnë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në katër vitet e ardhshme. Asnjëherë në 20 vjet demokraci nuk ka ndodhur një fitore kaq e thellë në Elbasan dhe do justifikoj besimin që m’u dha nga qytetarët. Besoj te qytetaria e këshilltarëve të djathtë dhe jam i sigurt që ashtu si në mandatin që shkoi, do të dinë të vendosin interesat e Elbasanit para atyre politike”.
/Start/
2011-05-12 21:56