Rama i bindur: Fitoren tonë në Tiranë nuk e luan topi

Në një dalje para medieve gjatë orëve të mbrëmjes, kryetari i Partisë Socialiste vijoi me akuzat për tentativa që sipas tij synojnë deformimin dhe tjetërsimin e rezultateve të zgjedhjeve të së dielës. “Dua të ritheksoj se fitoren tonë në Tiranë nuk e luan topi”, u shpreh kryesocialisti.
“Siguroj se çdo votë e hedhur do të lexohet ashtu siç është, duke vulosur fitoren tonë në kryeqytet. Ne e dimë se çfarë gjendet në ato kuti dhe presim që gjithçka të zbardhet pa vonesa në procesverbalin përfundimtar”.
Duke bërë thirrje që numërimi të vazhdojë pa pengesa, Rama theksoi se “kësaj here rezultati do të jetë i pazakontë, i ngushtë, për arsye që do t’i shpjegojmë më vonë. Por fitorja është më e bukura, sepse është e qytetarëve që me pjesëmarrjen e tyre masive bllokuan një proces që kishte në thelb deformimin e votave”.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë për mesazhet e solidaritetit, për emocionet që na përcjellin nga Tirana, Shqipëria dhe emigracioni - vijoi -. I falënderoj për mbështetjen lidhur me shqetësimin tonë mbi atë çka po ndodh. Falënderim publik edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, ambasadorin e SHBA-ve, Mbretërisë së Holandës dhe atij të BE-së, si dhe kreun e misionit të ODIHR-it për ndihmesën e dhënë. U bëj apel që të vazhdojnë të bëjnë gjithçka munden për të siguruar që procesi të mos cenohet dhe të jenë garantë që e gjitha të përfundojë ashtu siç duan të gjithë shqiptarët”.
Ashtu si në daljet e tjera, kryetari i opozitës nuk harroi t’u bëjë thirrje policisë “që të mos ngatërrojë ngjyrën blu të uniformës së shërbimit ndaj ligjit dhe shtetit, me ngjyrën blu të pushtetit që më 8 maj ka marrë nga qytetarët atë që ka merituar”.
/Start/
2011-05-12 20:22