E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, Rama: Dashnor Sula një personazh negativ që nxjerr armën

ELBASAN- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka kritikuar ashpër deputetin demokrat Dashnor Sula, i cili në ndeshjen mes Shkumbini- Flamurtari në stadiumin e Peqinit luajtur më 4 Maj, sic u raportua nga mediat qëlloi me armë .

Kryesocialisti Rama gjatë fjalës së tij në tryezën e PS-së për sportin, e cilësoi Sulën personazh negativ që nxjerr armën duke theksuar se ai dëmton marrëdhënien me sportin. 

“Dashnor Sula i dashuruar me dhunën, dëmton marrëdhënien me sportin. Jemi të detyruar të shpëtojmë nga barbaria sportin”,- tha Rama.

Rama nënvizoi se Partia Socialsite ka vendosur të “rilindë” sportin si vlerë për emancipimin kombëtar, ndërkohë që vuri re se mungon qytetaria në sportin shqiptar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›