I sekuestrojne shtepine, tenton masakren me gaz
SARANDE- Tenton masakren duke perdorur nje bombol gazi qe do te sherbente si bombe per te vrare veten si dhe te gjithe efektivet e policise dhe te Permbarimit. Shkak i aktit dramatik te Mylazim Bocit, banues ne lagjen nr.1 te Sarandes, ngjitur me vilat qeveritare, eshte bere vendimi i gjykates ne favor te nje pale te dyte per pervetesimin e nje siperfaqeje trualli, ku 60-vjecari kishte ndertuar shtepine. Pretendimeve te kryefamiljarit se policia dhe Permbarimi duhet te prisnin per nje vendim me te prere, pasi ai ishte ne proces legalizimi, zyrtaret i jane pergjigjur me ekzekutimin e urdhrit te gjykates. As parulla e vendosur ne oborr "Larg duart nga shtepia, ne proces legalizimi", nuk ka sherbyer aspak per te zgjidhur kete konflikt. Pikerisht ne momentin qe do te nderhynin, Boci ka rrembyer bombolen, i ka hapur gryken dhe brenda disa sekondave ambienti eshte kthyer ne nje bombe qe i mjaftonte vetem zjarri. Nderhyrja e djalit te kryefamiljarit ka shmangur tragjedine, kurse policia shoqeroi ne komisariat te dyshuarin.
Incidenti ndodhi dje ne mesdite ngjitur me vilat qeveritare, nga pas hotel "Butrintit", ne zonen turistike Sarane-Kanali i Cukes, duke krijuar panik dhe njekohesisht kureshtje tek banoret. Teksa punonjesit e Permbarimit jane paraqitur tek ai, duke i komunikuar urdhrin e gjykates, Mylazim Boci ka nxjerre nje dosje me dokumente, ku shpjegonte se trualli ishte i tiji. "Ky eshte vendim i padrejte, pasi gjykata eshte treguar e njeanshme. Ja ku jane te gjitha dokumentet per legalizim, qe trualli me perket mua dhe nuk eshte i zaptuar", ka thene 60-vjecari ne prezence edhe te policise. Zyrtaret pranuan se pretendimet ishin te drejta dhe se Boci mund te ankohej me tej, porse ata kishin nje urdher per te zbatuar pas vendimit te dhene nga gjykata. "Ky nuk eshte vendimi jone, por i gjykates. Ne kemi detyre vetem te zbatojme ligjin", jane shprehur ata ne repliken me Bocin.
I deshperuar, nga pamundesia per te shpetuar shembjen dhe sekuestrimin e baneses se fituar ne gjyq nga kundershtari i tij, Mylazim Boci, ka hyre ne banese dhe prej andej ka dale me nje bombol gazi ne dore. Te gjithe jane trembur nga skena dhe kane kujtuar se mos ishte thjesht nje presion. Por kryefamiljari, i deshperuar ne kulm, ka thene se nuk mund te duronte padrejtesi dhe se zgjidhja e vetme ishte harakiri. I ka hequr kapakun bomboles dhe gazi ka vershuar ne hapesire. Per pak minuta rreth 30 persona qe gjendeshin aty prane, te terrorizuar jane larguar me vrap per t'i shpetuar masakres, pas ndonje shperthimi te mundshem. Edhe policet kane mbajtur distance, pasi bombola ishte kthyer ne nje bombe vrasese. Vetem nderhyrja e djalit te Mylazimit ka shmangur tragjedine, duke iu hedhur persiper te atit. Pasi i ka hequr bombolen nga duart, policet kane nderhyre duke e shoqeruar te dyshuarin per "kanosje" dhe "kundershtim me force te policise".
Bardhyl Bejko