E Diel, 1 Nëntor 2026

E vetmuar ne plazh, vdes nga ataku

Divjake- Nje 65-vjecare ka shkuar per te shuar vapen ne plazhin e Divjakes, por ka pesuar infarkt teksa eshte futur ne uje. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te komisariatit te Policise se Lushnjes. E moshuara qe mbeti e paidentifikuar deri ne mbremje, ka shkuar per te bere plazh ne Divjake. Rreth ores 13:00 pasi kishte drekuar, ajo ka shkuar per t'u freskuar ne ujin e detit Adriatik. Sapo ka bere 20 metra nga bregu, e moshuara eshte perplasur ne uje. Te pranishmit kane vene re renien e saj dhe kane shkuar me shpejtesi per ta ndihmuar. Pushuesit kane njoftuar urgjencen qe ndodhej ne kete plazh, por edhe policine, Posten e Divjakes. Edhe pse bluzat e bardha si dhe policia jane mundur qe t'i japin ndihmen e pare mjekesore, 65-vjecarja kishte nderruar jete. Policia zyrtarisht pohoi se e ndjera kishte pesuar infarkt nga kontakti me ujin e ftohte dhe pas autopsise se bere, ka rezultuar se nuk kishte pire uje apo mbytur. Trupi i gruas u dergua ne morgun e spitalit te Lushnjes, pasi ajo ka qene e vetme ne plazh dhe me vete nuk ka pasur asnje dokument identifikimi. Policia po punon per identifikimin e te ndjeres dhe dergimin e trupit pa jete prane familjes, ndersa hetimet nuk kane perfunduar ende. Mendohet se viktima mund te jete banuese ne ndonje fshat afer Divjakes.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›