E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan/ Veteplagoset ne lokal, tre shoket nen akuze per fshehje te provave

Veteplagoset me arme ne lokal, shoket perpiqen te fshehin ngjarjen duke zhdukur provat. Tre persona u vune nen dy akuza, "mbajtje pa leje e armeve" dhe "veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes". Ngjarja ka ndodhur ne fundjave ne lagjen "Clirimi" te Elbasanit, ne ambientet e lokalit ne pronesi te N. P. Ne spital ka perfunduar me nje plage plumbi ne trup S. H., i cili pas operacionit ka dale nga rreziku per jeten. Pas dy dite hetimesh policia vendore ka vene ne pranga si te dyshuar Samet Hoxha, 21 vjec, Selim Mukja, 24 vjec dhe Kostandin Panxhi, 21 vjec. Pas plagosjes, te dyshuarit jane perpjekur te fshijne cdo gjurme dhe fshehur armen e krimit. Grupi hetimor ka zbuluar gjate kontrollit ne lokal edhe nje pistolete qe mbahej pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›