"Na ndihmoni me trupat e viktimave"
SHKODER- Ndersa familja familja Gonaj, ka hapur dje dyert e mortit per tragjedine e ndodhur ne Firence, drejt Italise eshte nisur menjehere kryefamiljari per te mundesuar terheqjen e trupave te bashkeshortes dhe dy femijeve te vdekur. Shperthimi i gazit ne godinen ku jetonte familja emigrante prej vitesh, solli edhe ngjarjen e rende gjate dites se diel, ku humben jeten Angjelina Gonaj, 37-vjec dhe femijet e saj, Dorina dhe Dorian Gonaj, 14 dhe 13 vjec. Familjaret i kane bere dje apel shtetit ndersa prisnin ngushellimet ne shtepine e tyre, qe te ndihmoje per te sjelle trupat ne Shqiperi dhe te kryhen nderimet e fundit sipas zakonit.
Zoje Gonaj, tregon se djali i saj Gezimi, eshte nisur per ne Itali qe prej dites se djeshme per te ndjekur procedurat dhe terhequr trupat. Gjyshja e femijeve dhe njekohesisht vjehrra e Angjelines, tregon se lajmin e moren permes telefonit, ku rreth darkes se diel, daja e Angjelines i ka treguar Gezimit, se e shoqja kishte pesuar djegie gjate gatimit. "Ne kerkojme nga shteti qe te nderhyje sa me shpejt dhe te beje te mundur kthimin e trupave te pajete ne atdhe, kurse pergjegjesia duhet te bjere mbi nje autor", u shprehen te afermit e familjes Gonaj dje per median.
Nje dite perpara se te ndodhte tragjedia, gjyshja e femijeve tregon se kish folur ne telefon me ta dhe i priste qe gjate veres te vinin ne Shqiperi per pushime, por tashme e perlotur ne mes te dhomes se mbushur me gra te veshura ne te zeza, thote se, "as nuk do t'i degjoje me dhe as nuk do t'i shikoje me".
Policia e Firences ka vijuar edhe dje hetimet per zbardhjen e shkaqeve te tragjedise. Vrasje e qellimshme, eshte akuza qe pritet te ngrihet ndaj italianit 38-vjecar, pronari i baneses ku humben jeten tre shqiptare, nje grua se bashku me dy femijet e saj. Ne kete piste eshte duke hetuar dhe Prokuroria e Firences, ne ceshtjen e hapur ne lidhje me shperthimin e ndodhur mengjesin e dy diteve me pare. Pronari i pallatit dykatesh, italiani Tommaso Mengoni, ndodhet ne spital ne gjendje te rende, nderkohe qe prokuroret dhe ekspertet kane bere hetimet ne vendin e ngjarjes. Ne shperthimin e ndodhur ne nje pallat ne Barberino del Mugello, humben jeten Angjelina Gonaj se bashku me dy femijet e saj, Dorinen dhe Dorianin, 14 dhe 13 vjec. Por media italiane ka bere te ditur se, prokuroria ende nuk ka ngritur akuzat me shkrim ne Gjykaten e Firences. Por per ekspertet mbetet enigme dinamika e ngjarjes. Ata jane duke u perpjekur qe te ndertojne rrjedhen e fakteve me qellim zbardhjen e plote te ngjarjes.